Sot fillon turneu i 20 “Adem Jashari”
24 nëntor 2018
| 10:08
Palestra “Minatori” në Mitrovicë këtë fundjavë do të jetë arenë e edicionit jubilar, të 20-tit me radhë, të turneut ndërkombëtar në boks “Adem Jashari”.
Të shtunën dhe të dielën Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do ta organizojë turneun në të cilin është konfirmuar pjesëmarrja e 10 shteteve. Këshilli organizativ, në krye me kryetarin e FBoxK-së, Ramadan Selimi, ka thënë se, pavarësisht prej vështirësive që kanë pasur, kanë arritur t’i bëjnë përgatitjet e duhura për ta organizuar turneun në mënyrën më të mirë.
Hapja ceremoniale do të jetë në program të shtunën në orën15:45, ndërsa gjysmëfinalet në orën 16:00. Finalet e këtij turneu do të mbahen të dielën nga ora 16:00.
/Epoka e re/