Sot finalja e “Eurovizionit”, ja kur këndojnë shqiptarët
12 maj 2018
| 00:20
Të Enjten është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit të këngës evropiane “Eurovizion”.
Finalja e madhe e këtij festivali do të mbahet të shtunën (12 maj), ku do të garojnë 29 shtete, e në mesin e tyre është edhe Shqipëria, që përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe që deri tani ka pranuar vetëm komente pozitive edhe nga kritikët e muzikës.
Por, përveç tij garojnë edhe dy shqiptarë tjerë, që janë Ermal Meta për Italinë dhe Eleni Foureira për Qipron.
Në listën e plotë të artistëve garues, mësohet se Shqipëria do të performojë e 12-ta, Qipro e 25-a dhe Italia e 26-a.