Sot garon Distria Krasniqi
Sot nis botërori i xhudos. Garat do të mbahen në kryeqytetin e Hungarisë në Budapest.
Ndeshjet kanë nisur në ora 10:00.
Kampionia olimpike dhe dy herë e botës, Majlinda Kelmendi do të pushojë, bashkë me medalisten e bronztë të botës, Loriana Kuka.
Por, në Budapest do të marrin pjesë kampionët e Evropës për këtë vit, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kampionia e Evropës 2018, Nora Gjakova, si dhe Laura Fazliu e Flaka Loxha.
Krasniqi, që garon sot (e diel), llogaritet favorite për të fituar medalje në kategorinë e saj deri në 48 kg.
Distria është e para në renditjen botërore dhe olimpike.
Akili garon në kategorinë -73 kg, ndërsa Nora e Flaka në -57 kg. Laura është në -63kg.
Ky kampionat vjen një muaj e gjysmë para se të mbahen Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.