Sot garon Loriana Kuka
12 maj 2023
| 10:42
Loriana Kuka do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja kosovare do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo në rrethin e parë do të ketë punë me garuesen e pavarur, Darya Kantsavaya.
E nëse e kalon këtë xhiro, në atë të dytë e pret malazezja Joavana Pekoviq. Loriana do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë nga Botërori pasi gjashtë garuesit tjerë nuk ia dolën dot.
Pa medalje mbetën kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, por edhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Flaka Loxha e Laura Fazliu.