Sot gjysmëfinalja e parë Itali – Spanjë

06 korrik 2021 | 11:20

Italia dhe Spanja do të përballen sonte (e martë) nga ora 21:00 në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Duke parë ecurinë  e këtyre dy kombëtareve, ndeshja që do të zhvillohet në “Wembley” pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, ku të dyja këto skuadra do ta kërkojnë plasmanin në finalen e madhe që zhvillohet më 11 korrik. Përballja mes tyre është e shtatë, ndërkohë e katërta herë me radhë që Evropiani rezervon një duel të tillë në fazën me eliminim direkt.

Për herë të fundit të “axurrët” dhe “La Furia Roha” u përplasën në 1/8 e “Euro 2016”, kohë kur Italia bënte surprizën dhe kualifikohej me golat e Giorgio Chiellinit dhe Graziano Pele. 13 000 tifozë do të mund ta ndjekin gjysmëfinalen e parë të kampionatit Evropian në mes të Italisë dhe Spanjës në “Wembley”. UEFA ka bërë me dije se tifozët e të dyja skuadrave nuk do të kenë në dispozicion më shumë se 6 400 bileta secila për shkak të kufizimeve sa iu përket aktiviteteve ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.

Në finalen e “Euro 2020” do të jenë të pranishëm vetëm ata italianë apo spanjollë që jetojnë në ishull, ndërkohë që “Wembly” do të jetë i hapur për 60 mijë britanikë, thënë ndryshe, do të shfrytëzohet deri në 75 % e kapacitetit.

Ylli i Italisë, Federico Chiesa, ka thënë se kjo ndeshje është mjaft e vështirë për të dy kombëtarët. “Kundër Spanjës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata e mbajnë shumë topin, ashtu si ne dëshirojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por si të gjitha të tjerat që kemi kaluar deri më tani. Ne nuk frymëzohemi nga Spanja, por kanë një filozofi të ngjashme me ne, të mbajnë topin, të bëjnë presing ofensivë, përpiqen ta dominojnë kundërshtarin. Ne kemi një mesfushë fantastike. Për ne sulmuesit është bukur të kesh një mesfushë të tillë pasi topi të vjen gjithnjë në kohën e duhur”, ka thënë Chiesa.

Për këtë ndeshje foli edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique. Trajneri spanjoll e ka lavdëruar lojën e italianëve. “Është gjithmonë e më e vështirë. Besoj se Italia është një skuadër argëtuese, që luan një futboll të bukur. Mban tipin dhe di të ushtrojë presing si sipër në sulm, ashtu edhe pranë zonës së saj. Është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Do të jetë një ndeshje e vështirë, me intensitet dhe pasion”, ka deklaruar Enrique.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar të martën se Kosova duhet…