Sot grumbullimi i radhës për Kosovën U18

28 dhjetor 2023 | 10:03

Pas grumbullimeve të shumta dhe turneut shumë të rëndësishëm në Belgjikë, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll të enjten e fillon kampin e fundit për këtë vit kalendarik.

Hendbollistët 18-vjeçarë do të mblidhen në Prishtinë, ndërsa do të qëndrojnë së bashku deri të shtunën. Janë planifikuar gjashtë stërvitje që do të shërbejnë për ngritje të mëtejme të nivelit.

Selektori Bujar Qerimi ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar në këtë grumbullim.

Lojtarët do ta kalojnë në shtëpitë e tyre ndërrimin e moteve, ndërsa do të mblidhen sërish në ditët e para të janarit.

Më 5 janar në Shkup, Kosova U18 e luan ndeshjen e parë kualifikuese për Evropian. Takohet me Zvicrën. Më 6 janar është ndeshja me Sllovakinë, ndërsa më 7 janar me Maqedoninë e Veriut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina po vazhdon me formë të lartë në elitën…