Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, përurohet nga presidentja Osmani

26 nëntor 2024 | 12:54

Sot (e martë) do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila hapjen e ambasadës e ka quajtur hap historik.

“Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës. Sot, një hap historik në Bogota, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social “X”.

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xuxi dhe Kevin Edmond duket se kanë pasur një përplasje…