Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Librit
Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë. Sipas organizatorëve, gjithçka është gati që ky vit jubilar të organizohet në mënyrën më të mirë. Madje për këtë vit janë paraparë edhe risi, të cilat nuk kanë qenë më herët.
Anëtari i Bordit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Abdullah Zeneli në një intervistë për “Kosovapress” ka thënë se edhe botuesit janë përgatitur mjaftueshëm që përveç shitjes të ofrojnë edhe takime me lexues dhe shkrimtarë.
Ai ka theksuar se e veçanta e këtij panairi është edhe pjesëmarrja e shkrimtarit francez François-Henri Désérable, vepra e të cilit vjen në shqip pikërisht në vigjilje të panairit.
Zeneli ka bërë me dije se në kuadër të këtij panairi do të mbahen rreth 50 aktivitete të ndryshme. Panairi i Librit hapet sot në orën 18:00 dhe vazhdon deri më 10 qershor.