Sot hapet sistemi për tërheqje të 10 % nga Trusti, ja çfarë duhet të dini
11 dhjetor 2020
| 08:23
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot në orën 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve Trust.
“Të premten në ora 15:00 pasdite hapet sistemi për te aplikuar për këto kursime”, ka njoftuar Hoti.
Në anën tjetër, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore, Sokol Havolli, tha se aplikimi për fondin e kursimeve është i lehtë.
“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta”, tha Havolli.
Aplikimi mund të bëhet nga sot.
Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10 % të trustit pensional.
Në Gazetën Zyrtare të Kuvendit të Kosovës është bërë publike Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.