Sot hedhet shorti, numrat e partive do të jenë nga 111 deri në 135

17 shtator 2019 | 11:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të hënën ka marrë vendim që numrat e partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit të jenë nga 111 e më lart në mënyrë që mos të korrespondojnë me numrat e kandidatëve për deputetë sikurse në zgjedhjet e kaluara.

Këtë vendim e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, sipas të cilit, tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jetë nga 111 deri në 135. Me këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e partive politike.

Po sot (e martë) do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit ku subjektet politike do ta mësojnë numrin e tyre, njëkohësisht renditjen në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot skadon afati për legalizimin e armëve pa leje në…