Sot heshtje zgjedhore

16 tetor 2021 | 08:12

Qytetarët e Kosovës të dielën do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët e kuvendeve komunale.

Institucionet e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, shkruan “Epoka e re”.

Për këto zgjedhje do të jenë të angazhuar 3 352 zyrtarë policorë, 80 prokurorë dhe 35 gjyqtarë, ndërsa të premten partitë politike kanë përmbyllur fushatën e tyre zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për kandidatët e tyre.

KQZ-ja ka bërë me dije se lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 17 tetorit ka 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, sipas KQZ-së, është 18 252 votues.

Numri i qendrave të votimit është 883 me gjithsej 2 477 vendvotime.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë qarkullimin edhe gjatë orës policore për personat që janë të angazhuar zyrtarisht në organizimin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta më joshëse se kurrë në një darkë në Dubai.…