Sot Hoti mbledh liderët e partive politike

20 gusht 2020 | 08:08

Për sot është paralajmëruar të mbahet takimi i liderëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti. Të paktën kështu është bërë me dije në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa takimi mbahet në orën 14:00.

Kjo parti ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte) në takimin që do të mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur për…