Sot i jepet lamtumira e fundit patriotit dhe intelektualit të shquar, Uka Gjonbalaj
Sot, përcillet për në banesën e fundit atdhetari i madh, Ukë Gjonbalaj, i cili pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë me 25 nëntor në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ukë Gjonbalaj i lindur më 1 Janar të vitit 1961, në fshatin Vuthaj të Gucisë, tani pjesë e territorit të Malit të Zi, por tokë shqiptare, e cila iu morë në vitin e largët të 1912’ës Shqipërisë.
Ikja e hershme e Ukë Gjonbalajt, ka tronditur thellë familjen, të afërmit, ata që e njohën dhe mbar popullin shqiptar.
Gjonbalaj kishte virtyte të larta intelektuale, aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe kishte kontribuar shumë për çështjen kombëtare shqiptare.
Edhe pse kishte emigruar në vitet e 90’ta në ShBA, Gjonbalaj arriti të ketë njohje dhe miqësi me personalitete të larta të jetës politike, intelektuale dhe vendimmarrëse në hierarkinë udhëheqëse të Amerikës.
Uka ishte menaxher në Kompaninë e famshme “Met Life”. Biri i Vuthajve kishte marrë edukimin e lartë në universitetin në Zagreb, për Ekonomi.
Ai arriti të krijojë takime të shumta të liderëve shqiptarë të Kosovës, me senatorë e kongresmenë amerikanë kur nisi lëvizja për çlirimin dhe lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Ishte një ndër themeluesit e Fondacionit Shqiptar në Amerikë, “Vatra”, e ku luftoi pa u kursyer për çështjen kombëtare si dhe ka dhënë kontribute të mëdha financiare.
Pak shqiptar ka që kishin migruar në Amerikë për të ndjekur ëndrrën amerikane, e ku Gjonbalaj nuk i kishte takuar apo ndihmuar në ditët e para sa po kishin mbërritur atje.
Kudo ku atdheu thërriste bijtë e tij Gjonbalaj, ishte në demonstrata për Kosovën, Çamërinë, trevat shqiptare, paradat organizuar nga Rrënjët Shqiptare, apo në mbështetje të kandidatëve shqiptarë, si p.sh Marko Kepi që donin të hynin në politikën amerikane.
Ukë Gjonbalaj, kishte njohje me tani presidentin e ShBA-ve, Joe Biden, atë të Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane me Presidentin, ish Kongresistin me origjinë arbëreshe, Joe DiGuardi, Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks.