Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit studentor të ’97-s në Mitrovicë, Ali Ahmeti
Ceremonia e varrimit të veprimtarit studentor të ’97-s në Mitrovicë, Ali Ahmeti, do të organizohet sot në orën 16:00 në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së në Shipol të kësaj komune.
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në shenjë nderimi për punën dhe veprimtarinë e Ahmetit, komuna do të organizojë homazhe duke filluar nga ora 14:00, për të vazhduar më pastaj me mbledhje komemorative në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke filluar nga ora 15:00.
Ali Ahmeti ishte për trajtim mjekësor në Gjermani, ku edhe ndërroi jetë.
Ai ishte edhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familjen Ahmeti e kanë ngushëlluar ish liderët studentor të demonstratës së 1 tetorit 1997, Muhamet Mavraj, Bujar Dugolli dhe Driton Lajçi dhe përfaqësues të institucioneve komunale në Mitrovicë.