Sot i jepet lamtumira gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti
02 dhjetor 2022
| 08:24
Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do të varroset sot.
Familjarë të shtatzënës së vrarë kanë bërë me dije se varrimi i saj do të bëhet sot në orën 13:00.
Mbrëmjen e së mërkurës është vrarë gruaja shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish-bashkëshorti i saj S.H.
Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, ndërkaq Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Sokol Haliti.