Sot inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve
05 mars 2024
| 08:09
Sot do të inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
“Në inaugurimin e objektit do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe u. d. drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, z. Blerim Camaj”, njofton zyra për informim e MPB.
Ceremonia do të mbahet sot, (5 mars 2024), në objektin e ish-Rilindjes, dhe fillon në ora 08:30.