Sot inaugurohet Zona Ekonomike në Budrikë të Vitisë
19 dhjetor 2023
| 08:36
Sot do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.
Pjesëmarrës do të jenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur investimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.
Investimet kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.
Parku Industrial në Budrikë të Vitisë gjendet në magjistralen Viti – Gjilan dhe ka një sipërfaqe prej 15.50 ha.