Sot janë hospitalizuar 20 raste me Covid-19
08 qershor 2020
| 14:45
Në klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është kjo: 14 raste janë në gjendje stabile, pesë raste në gjendje të rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
(M.Q / Epoka e re)