Sot janë vaksinuar 103 persona me sëmundje kronike në sallën ‘1 Tetori’

18 prill 2021 | 13:43

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, këtë të diel, janë vaksinuar 103 persona me sëmundje kronike.

Kështu ka bërë me dije koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, i cili ka thënë se në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike.

“Sot është dita e tretë me radhë sa i përket vaksinimit të personave me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç, deri në këtë moment që po flasim sot janë 103 persona të vaksinuar”.

“Kurse, nga data 8 prill kur ka filluar vaksinimi, 2 mijë 333 persona kanë marrë vaksinën,  ndërsa deri tani, në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike”, ka thënë  Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas katër fitoreve radhazi, Golden State Warriors ndalet në transfertën…