Sot i jepet lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt

18 qershor 2018 | 08:48

Sot në orën 14:00 në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit me nderime shtetërore e ushtarake do t’i jepet lamtumira e fundit babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, i cili ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së shtunës, pas një sëmundjeje të rëndë.

Personaliteti i babait të dy dëshmorëve të kombit dhe katër gjeneralëve të UÇK-së është vlerësuar lart nga shqiptarët e të gjitha trevave.

AGJENDA E VARRIMIT TË HILMI (NURË) HARADINAJT

– Ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e hënë) në orën 14:00 në Gllogjan
– Nga ora 11:00 deri 12:30 homazhe pranë kullës në Gllogjan të Deçanit
– Nga ora 13:00 ceremonia mortore (tubimi i hapur komemorativ – mbrapa kullës së dëshmorëve) – Në orën 14:00 ceremonia e varrimit do të bëhet me nderime shtetërore e ushtarake

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së bashku me GIZ-in…