Sot KF Shkupi përballet me FC Ballkanin

18 gusht 2022 | 09:05

Skuadra KF Shkupi dhe ajo FC Ballkani do të ballafaqohen sot në kuadër të finales së play-off-it.

Të dy klubet kampione, njëra e Kosovës dhe tjetra e Maqedonisë së Veriut, përballen sot në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës.

Ndeshja pritet të zhvillohet sot në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë norvegjezi Kristjanson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Teknik Emergjent në takimin e dytë pas themelimit nga…