Sot konferenca vjetore ‘FSK-ja dhe partnerët 2023’
26 tetor 2023
| 08:31
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK sot organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.
Në njoftim për media, bëhet e ditur se kjo konferëencë do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj).
Në njoftim thuhet se në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.