Sot Kosova përballet me ‘betejën’ për t’u bërë pjesë e Interpolit
20 nëntor 2018
| 08:14
Sot (e martë) në Dubai do të mbahet Asambleja e Interpolit.
Në rend të ditës është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Në prag të këtij procesi, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Kosova është në pozicion të mirë për t’u bërë pjesë e Interpolit.
Ai ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë organizatë policore është shumë i rëndësishëm për Kosovën.
Aktualisht, Interpoli numëron 192 shtete. Në rendin e ditës është pranimi edhe i Kiribatit dhe Ishujve Vanuatu.
Pranimi i tyre do ta shtonte numrin në 195 vende anëtare.