Sot Kosova përballet me Bjellorusinë
Përfaqësuesja A në futsall është akomoduar në Bjellorusi, aty ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror. Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit do ta zhvillojnë sot (mërkurën) në orën 18:30 kundër skuadrës nikoqire të kualifikimeve të Grupit B, Bjellorusisë.
Një ditë më pas Kosova do të përballet me Norvegjinë, në orën 17:00, kurse ndeshjen e tretë e zhvillon më 2 shkurt kundër Andorrës, në orën 9:15. Dy skuadrat e para në renditje kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. Përfaqësuesja, para udhëtimit në Bjellorusi, ka qenë e grumbulluar në Gjakovë, ku ka stërvitur për një javë rresht në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për këtë cikël kualifikues.
Lista e lojtarëve: Alfred Prenqi, Jeton Rukovci, Taulant Rusinovci, Drilon Paçarizi, Arbër Dobroshi, Vahid Krasniqi, Mërgim Dervishaj, Shpend Brahimi, Oso Gjinovci, Bajram Ramadani, Fadil Goli, Dardan Topilla, Nexhip Selimi, Ramadan Alaj.
/Epoka e re/