SOT KUJTOJMË DY NGJARJE TË RËNDËSISHME TE HISTORISË SONË MË TË RE

24 mars 2018 | 11:59

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kujtuar 20-vjetorin e sulmit të Serbisë në Gllogjan dhe 19-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë.

Krasniqi ka thënë se përvjetori i luftimeve në Gllogjan në familjen Haradinaj, përveç që shënon zgjerimin e luftimeve në Kosovë, ishte paralajmërimi më serioz se pas Marsit të Jasharëve Legjendar, zgjerimi dhe masivizimi i luftës çlirimtare ishte i pandalshëm.

Postimi i plotë i Krasniqit në llogarinë e vet në Facebook:

20-vjetorin e sulmit të Serbisë në Gllogjan dhe 19-vjetorin e Bombardimeve të NATO-së mbi Serbinë. Përvjetori i luftimeve në Gllogjan në familjen Haradinaj përveç që shënon zgjerimin e luftimeve në Kosovë, por ishte paralajmërimi më serioz se pas Marsit të Jasharëve Legjendar, zgjerimi dhe masivizimi i luftës çlirimtare ishte i pandalshëm.

Një vit më vonë, pra, para nëntëmbëdhjetë viteve, lufta jonë çlirimtare arriti ta ketë me vete edhe Aleancën më të madhe botërore ushtarake, NATO-në.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte fitore e madhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe fitore e madhe humanitare me anën e forcës ushtarake.

Këto ngjarje dhe zhvillimet e sotme janë dëshmi se liria, paqja dhe humanizmi duhet të mbrohen çdo ditë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 20 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë…