Sot kujtojmë veprimtaren e paepur të çështjes sonë kombëtare, Fetnete Ramosaj
Shkruan: Menderes Zeneli
Katër vite më parë, kur i dhamë lamtumirën e fundit Heroinës Fetnete Ramosaj, ishte tmerr për ne që e njohëm.
Fetnete, sot të kujtojnë familjarë, miq e shokë dhe kështu do të kujtojmë e përkujtojmë gjithmonë!
Emri juaj është aty ku kanë dëshirë të jenë shumë, e të cilët nuk kanë pas mundësi të jenë?!
Emri juaj ka bërë dritë e ka dhënë kontribut të çmuar në Ilegalitetin themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit!
Gjatë Luftës në Kosovë të udhëhequr nga UÇK – ja, me 24 mars të vitit 1998 në betejën e Lavdishme në Gllogjan, Fetnete Ramosaj me bashkëluftëtarë dëshmuan, se UÇK-ja është e organizuar mirë!
Si zëdhënëse gjatë luftës Zëri i Fetnetes është dëgjuar larg, shkrimet janë parë gjithashtu.
Penda e jote i ka bërë ballë edhe inskenimeve e shpifjeve të armikut edhe gjatë luftës edhe pas . Rasti i vrasjeve të të rinjve në kafiterinë “Panda’’në Pejë, zëri e shkrimet e tua demantuan, se janë ata vetë që i kanë vrarë e donin me iu lënë shqiptarëve!
Fetnete Ramasaj nuk harrohet kurrë! Vepra jote jeton e kujtohet, sa herë, që kujtohet veprimtaria e Lëvizjes Ilegale të Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe UÇPMB-ja!
Të jemi falënderues e jemi krenarë, që bashkëpunove me ne si në Ilegalitet, gjatë luftës së UÇK-së, në Këshillin Politik për Preshevë Medvegjë e Bujanoc , të UÇPMB-së, e në veçanti me Zonën Operative të Preshevës, në logjistikë, dhe mbrojtje të vlerave të luftës me shkrime e fejtone.
Lavdi të përjetshme veprimtares së paepur të çështjes sonë kombëtare, me pendë e me pushkë – Fetnete Ramosaj!