Sot lansohet projekti për subvencionimin e izolimit të shtëpive dhe pajisjeve efiçente të ngrohjes
26 gusht 2024
| 08:58
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) do të shpallë sot thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Lansimi i projektit do të bëhet në ora 14:30.
Ky projekt synon të ofrojë subvencione direkte për familjet që dëshirojnë të investojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre.