Sot lirohen në shtëpi tre pacientë të shëruar nga koronavirusi

15 prill 2020 | 13:09

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK,  Lindita Ajazaj-Berisha, ka dhënë detaje rreth gjendjes së pacientëve të cilët po përballen me koronavirusin.

Ajo ka thënë se deri tani në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 pacientë me Covid-19, 12 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

“I kemi të spitalizuar 53 pacientë të cilët janë Covid pozitiv, prej tyre 12 raste janë me oksigjenoterapi, janë në gjendje stabile por po menaxhohen ne repartet e Klinikës Infektive”.

“Tre raste janë në mjekimin intenziv në Klinikën Infektive, prej tyre dy janë të intubuar kurse një është me oksigjenoterapi dhe është në gjendje stabile”, ka thënë ajo.

Ajazaj-Berisha ka shtuar se sot nga Klinika Infektive sot lirohen tre pacientë të shëruar nga virusi, derisa nuk ka dhënë detaje shtesë për rastin e 69-vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lyrical Son është njëri prej reperëve më të suksesshëm në…