Sot ‘lufton’ Loriana Kuka, premton maksimumin
01 gusht 2024
| 08:42
Xhudistja Loriana Kuka është për herë të dytë në Lojërat Olimpike dhe sot do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.
Ajo tha se do ta japë maksimumin në tatami.
“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.
Skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi ka arritur t’i fitojë dy medalje olimpike në Paris, distria Krasniqi, medaljen e argjendtë, Laura Fazliu të bronztën.