Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

02 prill 2023 | 11:21

Sot (e diel) do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Përballja kryesore e ditës pritet të jetë ballafaqimi i Dritës me Drenicën.

“Intelektualët” do të synojnë vetëm fitoren në mënyrë që të rikthehen në pozitën e parë në tabelë, pas fitores së djeshme të Ballkanit ndaj Gjilanit.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini do të përballet me Ferizajn, që është në formë fantastike në stinorin pranveror.

Të dy takimet do të nisin me fillim nga ora 15:00.

Kujtojmë, dje  janë  zhvilluar tri ndeshje, ku Ballkani kishte shënuar fitore ndaj Gjilanit, Llapi ndaj Malishevës dhe Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës ’89.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me mjetë…