Sot luhen dy ndeshje të Superkupës së Kosovës

22 tetor 2020 | 12:00

Superkupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet tjera çerekfinale. Me fillim nga ora 17:00 takohen Golden Eagle Ylli me Ponte Prizrenin.

Nga ora 19:30, vjen derbi i vjetër në basketbollin kosovar, kur Peja takohet me Bashkimin.

Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshje, me KB Rahovecin që ka mposhtur KB Trepçën, ndërsa Sigal Prishtina ka mposhtur KB Vëllaznimin. Kujtojmë se finalja e Superkupës luhet më 25 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë…