![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/kupa.jpg)
Sot luhen dy ndeshjet e fazës së 1/8-tës në Kupën e Kosovës
13 shkurt 2025
| 10:42
Dy ndeshjet e fundit të fazës 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohen sot.
Ndeshjet zhvillohen nga ora 12:30.
Feronikeli’74 i bën konak Prishtinës së Re, derisa përballja tjetër zhvillohet me Ferizajt dhe Rilindjes 1974, të drejtuar nga Faruk Statovci.
Skuadrat e kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës deri tani janë: Drenica, Vëllaznimi, Llapi, Drita, Malisheva dhe Prishtina.