Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024, përballja më interesante është Turqi-Portugali

22 qershor 2024 | 10:36

Sot do zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ndeshja e parë në program për tu zhvilluar është ajo mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke, që zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Hamburg.

Nga ora 18:00 në Dortmund do të zhvillohet ndeshja kryesore e ditës së sotme, ku përballen Turqia dhe Portugalia.

Të dyja ekipet kanë marrë nga tre pikë në xhiron e parë dhe fitorja eventuale sot për njërën apo tjetrën skuadër do të thotë kalim i grupit tutje.

zhvillohet në Koln me fillim nga ora 21:00.

Belgjika do të kërkojë pikët e para në Euro 2024, në përballje me Rumaninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët në Meksikën veriore janë shpëtuar pasi një stuhi tropikale…