Sot luhet gjysmëfinalja e tretë, Peja kundër Trepçës

15 maj 2022 | 11:45

Sot zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.

Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa “Xehetarët” të fitojnë dhe kalojnë në finale.

Fituesi do të përballet në finale me Yllin, që e mposhti Prishtinën 3:0 në ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” do të zhvillojë sot…