Sot luhet gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës

06 tetor 2021 | 09:36

Italia dhe Spanja do të përballen mes tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45 në stadiumin e Milanit në “San Siro”.

Fituesi i këtij takimi do të ketë punë me një kundërshtar mjaft të vështirë.

Ata do të luajnë me fituesin e ndeshjes Belgjikë-Francë.

Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorë nga të dyja partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara…