Sot luhet ndeshja e barazhit në Ligës e Parë

26 maj 2024 | 12:34

Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Superligës në futboll.

E tash ka mbetur edhe një vend për tu kompletuar skuadrat e edicionit të ardhshëm të elitës. Sot, do të zhvillohet ndeshja e parë e barazhit, me dy skuadrave të vendeve të dyta nga dy grupet e Ligës së Parë, Dinamo dhe Prishtina e Re.

Dueli i barazhit të Ligës së Parë do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Fituesi i këtij takimi më pas luan ndaj Feronikelit 74 për ta vendosur ekipin e dhjetë të Superligës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3×3 për shkollat…