Sot luhet superderbi Man Utd- Liverpool

02 maj 2021 | 13:42

Sot (e diel) zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet  Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

Në aspektin e mungesave, Manchester United ka përparësi pasi vetëm Anthony Martial dhe Phil Jones mungojnë në këtë takim.

Ndërsa për “The Reds”, mungojnë Gomez, Henderson, Matip, Origi dhe Van Dijk.

Liverpooli kërkon me çdo kusht fitore në mënyrë që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, “The Red Devils” mbajnë pozitën e dytë me 67 pikë dhe kërkojnë të mos lejojnë afrimin e Leicesterit dhe Chelseat.

Liverpooli në pesë ndeshjet e fundit ka tre fitore dhe dy barazime, ndërsa Manchester United ka katër fitore dhe një barazim.

Ndeshja do të fillojë nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka refuzuar që ta lirojë që të mbrohet…