Sot marshohet për Liridonën në Tiranë, kërkohet drejtësi
03 dhjetor 2023
| 08:39
Një marshim në Tiranë është paralajmëruar për sot për të kërkuar drejtësi për Liridona Ademaj.
Sipas njoftimit, marshi do të fillojë në orën 11:30 dhe nis nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë.
Marshi organizohet nën parullat “#drejtësipërLiridonen” dhe “#NdalFemicidit”.
Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve bashkëshorti i saj Naim Murseli.