Sot mbahen dy seanca
23 nëntor 2018
| 09:04
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca parlamentare.
Me fillim nga ora 10:00, pritet të mbahet seanca me pikat e papërfunduara nga seancat plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018.
Pikat e rendit të ditës janë si më poshtë:
- Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
11. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
12. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
13. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së,
15. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
16. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
21. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
22. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
23. Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
24. Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në ndërkohë, një seancë e re parlamentare pritet të nisë në orën 14:00.
Pikat e rendit të ditës të kësaj seance janë më poshtë:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjykatat,
- Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit Penal i Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo- kontestimore,
- Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
- Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.