Sot mbahen dy seanca të Kuvendit, ky është rendi i ditës

06 gusht 2021 | 10:28

Kuvendi i Kosovës sot (e premte) në orën 11:00 do të tentojë edhe një herë që t’i ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk janë përkrahur nga opozita.

Pas përfundimit të vazhdimit të seancës, Kuvendi do të mblidhet serish në orën 12:00, ku pritet votimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit

Rendi i ditës:

  1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  2. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),
  3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj Covid-19”,
  5. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
  6. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
  7. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
  8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.
  9. Seanca plenare e Kuvendit

Koha: 12:00

Rendi i ditës:

 

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

 

  1. Pyetjet parlamentare,

 

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-025 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

 

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migjen Kelmendi ka bërë me dije se është tërhequr nga…