
Sot mbahen zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë
07 tetor 2018
| 12:43
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat vijnë pas një fushate zgjedhore, kryesisht të fokusuar në ndarjet e thella etnike dhe jo në adresimin e problemeve ekonomike dhe korrupsionin në këtë vend të Ballkanit.
Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin sot liderët e presidencës tripalëshe, si dhe përfaqësuesit në parlament dhe kuvendet e kantoneve.
Vendvotimet u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 3,3 milionë qytetarë.