Sot mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës e Ismail Kadaresë
03 korrik 2024
| 08:14
Sot do të mbahet ceremonia shtetërore për nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.
Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Më pas në orën 11:30 do të fillojë ceremonia shtetërore e lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës