Sot mbahet koncerti “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”
08 qershor 2024
| 08:57
Sot në orën 20:00, në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet koncerti “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”.
Koncerti do të jetë live dhe në të janë të përfshirë emrat më të mëdhenj të kompozitorëve shqiptarë.
Bashkë me Shkurte Fejzën do të performojnë edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e Shkurtës, Gresa dhe Besiana.
Koncerti do të përfshijë një reportuar të gjerë të këngëtares Shkurte Fejza. Nga këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta që pasqyrojnë luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit shqiptar, duke u kthyer pas në kohë me copëza historie nga jeta jonë.