Sot mbahet konferenca e Apelit në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

05 korrik 2022 | 13:20

Gjatë ditës së sotme do të mbahet konferenca para apelit, në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kjo konferencë pritet të filloj në orën 14:00, ku përveç nëse specifikohet ndryshe, seancat publike transmetohen përmes internetit me një vonesë prej 45 minutash.

Sipas urdhrit të Michele Picard, kryetare e Panelit të Apelit, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjatë kësaj konference, kryetarja do të ftojë për parashtrime nga palët dhe/ose zyrën administrative, sipas rastit, lidhur me paraburgimin e të akuzuarve në pritje të ankesës, duke përfshirë gjendjen e tyre mendore dhe fizike, në përputhje me rregullën 178 të Rregullores.

Po ashtu është thënë se parashtrimet ftohen të bëhen edhe lidhur e progresin e bërë në përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe dhe përfundimin e pritshëm të tij, si dhe për çdo çështje tjetër që kryetarja e panelit mund të dëshirojë të ngrisë.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit…