Sot mbahet Konferenca e Dytë për Investitorë “Prishtina 2030”
20 shtator 2024
| 08:28
Komuna e Prishtinës sot organizon Konferencën e Dytë për Investitorë “Prishtina 2030”.
Në njoftimi për media bëhet me dije se kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i ka ftuar të gjithë investitorët e interesuar për t’i paraqitur propozimet e tyre për projekte që synojnë transformimin e Prishtinës.
“Kjo konferencë vjen pas interesimit të lartë nga investitorë të ndryshëm për projekte madhore”, thuhet në njoftim.