Sot mbahet Kuvendi i Punës i FHK-së
28 mars 2024
| 13:34
Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Rregullt të Punës. Ky kuvend do të mbahet të enjten (sot) prej orës 16:00 në Hotel Internacional Prishtina.
Kuvendarët do të shqyrtojnë dhe do të votojnë për raporte të shumta. Fillimisht do të shqyrtohet e aprovohet Procesverbali nga Kuvendi i kaluar.
Më pas do të shqyrtohen raporti i punës së bordit për vitin 2023, raporti i pasqyrave financiare, raporti i auditimit, raporti i këshillit mbikëqyrës si dhe plani financiar dhe ai i veprimit për vitin 2024.