Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
07 shkurt 2024
| 08:14
Sot në mjediset e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në këtë takim do të diskutohen një mori çështjesh, mes tjerash Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Mbledhja pritet të mbahet në ora 09:30.