Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
18 dhjetor 2019
| 07:53
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Pikë e vetme e rendit të ditës është “Përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 26 dhjetor në ora 15:00, datë dhe kohë e caktuar nga presidenti Hashim Thaçi.