Sot mbahet mbledhje komemorative për intelektualin, Xhemshit Duriqi
05 korrik 2019
| 09:47
Zyra e Kryeministrit, sot, më 5 korrik, nga ora 11:00, në Teatrit Kombëtar mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së atdhetarit dhe intelektualit, Xhemshit Duriqi.
Në këtë mbledhje komemorative do të përkujtohet dhe nderohet jeta dhe vepra e Xhemshit Duriqi nga familjarë, përfaqësues institucionalë, kolegë të të ndjerit dhe qytetarë.