
Sot mbahet mbledhje përkujtimore për Alban Bujarin
Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, sot nga ora 12:00, do të mbahet mbledhja përkujtimore “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës”, në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit Alban Bujari.
Në mbledhje do të shfaqet dokumentari për Bujarin, “Dokumentuesi i luftës dhe i paqes”.
Fotoreporteri Alban Bujari vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit pa i mbushur 55 vjet.
Alban Bujari ishte pjesë e KOHËS. Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve të Kosovës që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve ’90, në veçanti luftën mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe puna e Bujarit u botua në mediet më prestigjoze ndërkombëtare, si “Time”, “Sunday Time”, “The Independent”, “The Guardian”, “El Pais”, “Fokus”, “Suddeutche”, “Zeitung”, “Kyoto News” e shumë të tjera.